Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

800 milionë $ dalje nga ETF-të e Bitcoin-it dhe Ethereum-i

ETF-të e Bitcoin-it dhe Ethereum-it me dalje prej 800 milionë dollarësh mes ‘frikës ekstreme’ në treg
Nga Danny Park

ETF BTC and ETH

Përmbledhje e shpejtë
ETF-të spot të BTC dhe ETH në SHBA patën një dalje të kombinuar neto prej 797 milionë dollarësh të martën, në mes të një rënieje të tregut.
Mesazhi “hawkish” i Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, dhe mbyllja e vazhdueshme e qeverisë amerikane po e shtojnë frikën në treg, kanë thënë analistët.
Një analist tjetër ka theksu se struktura “bullish” (pozitive) e tregut të kriptos ende qëndron, përkundër ndjenjës përgjithësisht negative.

ETF-të spot të Bitcoin-it dhe Ethereum-it në SHBA panë dalje të kombinuar prej 797 milionë dollarësh të martën, derisa investitorët institucionalë po i ripozicionojnë asetet gjatë rënies së tregut.
Sipas të dhënave nga SoSoValue, ETF-të spot të Bitcoin-it regjistruan dalje neto prej 577.74 milionë dollarësh – rënia më e madhe ditore që prej 1 gushtit.
Fondi i Fidelity (FBTC) pati dalje prej 356.6 milionë dollarësh, Ark & 21Shares (ARKB) pati 128 milionë dollarë dalje, e Grayscale (GBTC) 48.9 milionë dollarë.
Në total, shtatë fonde të BTC raportuan dalje negative të martën, duke e zgjatë serinë e daljeve në pesë ditë, gjatë të cilave ETF-të panë 1.9 miliardë dollarë dalje.

ETF-të spot të Ethereum-it patën dalje neto prej 219.37 milionë dollarësh dje, të udhëhequra nga 111 milionë dollarë dalje nga fondi i BlackRock (ETHA). Edhe fondet e Grayscale dhe Fidelity raportuan dalje.
ETF-të spot të Solana-s raportuan hyrje neto prej 14.83 milionë dollarësh – shifra më e vogël ditore që prej lansimit të tyre javën e kaluar.


Ripozicionimi institucional


“Dita e pestë rresht me dalje tregon një ndryshim të qartë në pozicionimin institucional,” tha Rachael Lucas, analiste e kriptos në BTC Markets.
“Kjo s’është veç një pauzë – është një rikalibrim.”

Lucas shpjegoi se shitjet nga institucionet janë lëvizje taktike, të nxitura nga menaxhimi i rrezikut pas vlerësimit të kushteve makroekonomike.
Mesazhi i muajit të kaluar nga kryetari i FED-it, Jerome Powell, i cili ishte mjaft “hawkish”, i shkatërroi shpresat për një ulje të garantuar të normave të interesit në dhjetor, duke e ngritur indeksin e dollarit amerikan (DXY) mbi 100, pra duke e forcuar dollarin.

“Asetet me rrezik po ripozicionohen, dhe kripto – që ende lidhet ngushtë me sektorin e teknologjisë – po e ndien presionin,” tha Lucas.
“Tregtia e AI-së duket e tepruar, dhe nëse vlerësimet në atë sektor bien, mund të ndikojnë edhe në kripto përmes lidhjes me Nasdaq-un.”

Kjo e uli indeksin e frikës dhe lakmisë në tregun e kriptos në 21 të martën, nga 42 një ditë më parë – duke e vendosë në zonën e “frikës ekstreme”.
Kjo frikë po përforcohet nga lëvizjet e ETF-ve, tha Derek Lim, udhëheqës i kërkimeve në Caladan.
Lim shtoi se komentet e Powell-it e forcuan dollarin dhe ndezën një ndjenjë “risk-off”, ndërkohë që mbyllja e qeverisë amerikane po e shton pasigurinë makroekonomike.


Ende në prirje pozitive

Megjithatë, Lim nga Caladan theksoi se struktura “bullish” e tregut të kriptos ende qëndron.
“Një vonesë në uljen e normave të interesit është negativ afatshkurtër për asetet me rrezik, por kushtet makro nuk kanë ndryshu shumë – ende po lëvizim drejt fundit të QT-së dhe uljet e normave do të vijnë herët a vonë,” tha Lim.

“Në këto nivele, struktura pozitive ende qëndron, edhe pse ndjenja është në pikën më të ulët. Natyrisht, prapë do të ketë shumë luhatje.”

Lim shtoi se rënia prej 21.5% e çmimit të Bitcoin-it, nga 125,000 në 99,000 dollarë, është mjaft e butë krahasuar me rënien 31% në tremujorin e parë të vitit gjatë shqetësimeve për tarifat e ‘Liberation Day’.

“Nëse daljet vazhdojnë, pritni më shumë presion në çmim – likuiditeti zvogëlohet, luhatshmëria rritet, dhe nivelet teknike bëhen më të rëndësishme,” tha Lucas për The Block.
“Rimbledhja e kapitalit do të kërkojë një ndryshim në tonin makro ose një narrativë të re. Uljet e normave, një dollar më i dobët, apo ringjallja e tokenizimit të aseteve reale mund ta ndezin prapë interesin.”

Sipas faqes së çmimeve të The Block, Bitcoin ka rënë 2.7% në 24 orët e fundit, duke u tregtuar në 101,731 dollarë, ndërsa Ether ka rënë 4.7%, në 3,326 dollarë.

Burimi i lajmit: https://www.theblock.co/


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.