Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

ETF-t e kriptos rikthehen në gjelbër pas 2.9 mld $ dalje

ETF-t e Bitcoin-it dhe Ethereum-it shohin hyrjet e para në nëntor pas një serie daljesh prej 2.9 miliardë dollarësh


ETF-t e Bitcoin-it dhe Ethereum-it raportuen dje hyrjet e para për nëntorin 2025, duke i dhanë fund një serie gjashtëditore me dalje të përgjithshme prej gati 2.9 miliardë dollarësh.
BlackRock priu me hyrje për të dy llojet e ETF-ve – Bitcoin dhe Ethereum – me fondet IBIT dhe ETHA që tërhoqën kapitalin më të madh të ri krahasuar me konkurrentët.

Përkundër hyrjeve, BTC ra 2.37%$100,768, ndërsa ETH ra 3.40%$3,284, duke vazhdu humbjet javore.


ETF-t spot të Bitcoin-it dhe Ethereum-it për herë të parë në plus për nëntor

ETF-t spot të Bitcoin-it dhe Ethereum-it regjistruen hyrjet e para neto për muajin nëntor 2025, të enjten.
ETF-t e Bitcoin-it tërhoqën 240 milionë dollarë, ndërsa ato të Ethereum-it 12.5 milionë dollarë.
Ky rikthim vjen pas gjashtë ditëve rresht me dalje të kombinuara prej afro 2.9 miliardë dollarësh.


Bitcoin dhe Ethereum ETF më në fund “në të gjelbër” pas gjashtë ditëve “të kuqe”


Sipas raportimeve të BeInCrypto, kërkesa për ETF-t spot kishte ra për shkak të dobësisë së tregut në përgjithësi – gjë që shihej qartë nga daljet e vazhdueshme të kapitalit.

Sipas të dhënave të SoSoValue, mes 29 tetorit dhe 5 nëntorit, ETF-t e Bitcoin-it patën dalje totale rreth 2.05 miliardë $, ndërsa investitorët tërhoqën 837.66 milionë $ nga ETF-t e Ethereum-it.

Por dje, të dy produktet e përmbysën këtë trend gjashtëditor:

  • ETF-t e Bitcoin-it patën $240.03 milionë hyrje neto.

    • Rikthimi u udhëhoq nga BlackRock iShares Bitcoin Trust (IBIT), që tërhoqi $112.44 milionë.

    • Fidelity Wise Origin Bitcoin Fund (FBTC) pasoi me $61.64 milionë,

    • ARK 21Shares Bitcoin ETF (ARKB) shtoi $60.44 milionë,

    • Bitwise Bitcoin ETF (BITB) kontribuoi me $5.5 milionë.

    • Asnjë Bitcoin ETF s’raportoi dalje atë ditë.

  • ETF-t spot të Ethereum-it morën $12.51 milionë6 nëntor.

    • BlackRock iShares Ethereum Trust (ETHA) priu me $8 milionë,

    • pasuar nga Fidelity Ethereum Fund (FETH) me $4.95 milionë,

    • dhe Bitwise Ethereum ETF (ETHW) me $3.08 milionë.

    • Vetëm Grayscale Ethereum Trust ETF (ETHE) pati dalje me $3.53 milionë, ndërsa pesë fondet tjera s’kishin lëvizje për ditën.


Çmimet ende nën presion

Përkundër hyrjeve të reja të kapitalit, kjo s’e ka ndihmu shumë çmimin.
Sipas të dhënave të BeInCrypto Markets, Bitcoin ra 2.37% në 24 orët e fundit, duke e zgjatë rënien javore në gati 9%.
Në momentin e raportimit, kriptovaluta më e madhe tregtohej në $100,768.

Teksa java po shkon drejt fundit, analistët po e përcjellin me kujdes Mesataren Eksponenciale Lëvizëse 50-javëshe (EMA-50) si një tregues kyç për lëvizjen e radhës të Bitcoin-it.

“Gjithçka varet nga mbyllja javore.
Nëse mbyllet mbi EMA-50 me volum të fortë blerjesh, do të thotë që Bitcoin e ka gjetë fundin.
Nëse mbyllet nën EMA-50, atëherë kjo rënie veç po fillon,” – ka shkru analisti Ted Pillows.


Ethereum po përcjell trendin negativ


Edhe Ethereum ka vazhdu me rënie.
Gjatë javës së fundit, vlera e ETH ka ra rreth 15%.
Në momentin e raportimit, altcoini tregtohej në $3,284, me një rënie 3.40% brenda ditës.

“ETH ende po qëndron afër nivelit $3,300.
Nëse e humb prap zonën $3,100–$3,200, pritet një korrigjim drejt niveleve të reja mujore më të ulëta,” – ka parashiku Pillows.


Çka pritet tutje

Me çmimet që vazhdojnë të jenë nën presion, javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për me pa nëse investitorët do ta mbajnë përkrahjen përmes hyrjeve të reja në ETF, apo nëse një rënie tjetër do të nxisë një valë të re shitjesh në tregun e kriptos.


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.