Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Rast kripto 25 milionë$: “Mistrial” për vellezrit nga MIT

U shpall “mistrial” për vllaznit nga MIT të akuzuem për vjedhje të kriptos prej 25 milionë dollarësh


Gjykata federale në Manhattan ka shpallë “mistrial” në rastin e James dhe Anton Peraire-Bueno.
Vllaznit e trajnuem në MIT kanë qenë në gjykim që prej mesit të tetorit për një tregti kripto që zgjati vetëm 12 sekonda e u solli 25 milionë dollarë fitim.
Juria që s’ka mujt me u marrë vesh, është anku se gjatë diskutimeve ka pas lot e netë pa gjumë.

Të premten, gjykatësja federale në Manhattan e ndërpreu gjyqin në ora 19:00, pasi juria me pesë burra e shtatë gra i ka dërgu një letër të gjatë ku kanë kërku me u ndalë diskutimet, tue thanë se rasti u ka shkaktu stres emocional e s’mujnë me arritë vendim të përbashkët.

Gjysma e jurisë “ka shpërthye në lot” të enjten, dhe disa jurorë kanë thanë se kanë pas “shumë netë pa gjumë” gjatë tri ditëve që kanë diskutue, sipas letrës që ia kanë dorëzue gjykatës.
“Na të gjithë pajtohemi që s’po bajmë kurrfarë përparimi,” përfundohej në letër.

“Nuk ka asgja në këtë letër që tregon se nëse i mbaj deri të hënën, ka me ndryshu diçka,” ka thanë gjykatësja Jessica G. L. Clarke para se ta nxjerrë jurinë dhe ta përfundojë gjykimin katërjavor.

Ky vendim është dështimi i tretë sivjet për përpjekjet federale me dënu të akuzuemit në raste të mëdha të mashtrimit dhe pastrimit të parave me asete digjitale. Prokurorët s’kanë tregu ende nëse kanë me e ri-hap rastin kundër dy vllaznive.

Edhe pse është vetëm pushim i përkohshëm, lajmi i ka gëzu vllaznit, avokatët e tyne dhe prindët që janë përqafue e kanë buzëqeshë në sallë.

Letra e fundit që shpalli ngërçin ishte hera e dytë atë ditë që juria i dërgoi mesazh gjykatës duke thanë se s’po arrijnë marrëveshje.

“E kemi dhanë maksimumin,” ka thanë një juror për Business Insider, pa dashtë me komentu ma shumë.
Një tjetër juror i ka thanë prokurorit se juria s’ka mujt me u pajtu se si me e zbatu ligjin.

“S’patem shumë debat rreth fakteve,” është dëgjue tue thanë ai jashtë sallës pas shpalljes së “mistrial”-it.
“Problemi ishte me e kuptu ligjin,” shtoi ai. “Me gjet standardin e saktë ishte e vështirë për neve.”

James (29 vjeç) dhe Anton (25 vjeç) Peraire-Bueno janë akuzu për tri vepra penale – mashtrim përmes rrjetit, komplot për mashtrim dhe pastrim parash – secila me maksimum 20 vjet burg.
Për me u shpallë fajtorë, juria duhej me u bind se vllaznit kanë ba me qëllim ndonjë paraqitje të rreme për me mashtru dikend e me fitu pare.

Gjatë diskutimeve, juria ka kërku disa herë sqarime për fjalë si “i gabueshëm”, “i qëllimshëm”, “paraftesim i rremë” e “mashtrim”.

Ata janë akuzu se i kanë mashtru tre tregtarë të kriptos për 25 milionë dollarë në një transaksion tepër të ndërlikuem e jashtëzakonisht të shpejtë.

Prokurorët federal e kanë përshkru veprimin 12-sekondësh të prillit 2023 si “vjedhje të parë të këtij lloji” në blockchain, por kanë theksu para jurisë se mashtrimi teknik nuk dallon prej një mashtrimi klasik.
“Nuk ka ligj të veçantë për mashtrime në blockchain,” u ka thanë jurisë ndihmës-prokurorja Danielle Marie Kudla.

Qoftë në telefon, online apo në Ethereum, “nuk mundesh me gënjy e me i mashtru njerëzit për me i marrë paret,” shtoi ajo.

Sipas prokurorëve, mashtrimi i vllaznive përfshinte futjen e disa “zero-ve” të pavlefshme në kod, që i ka prishë (“helmu”) bllokun e transaksioneve që ata duhej me e shtu në blockchain.
Kështu, ata kanë mujt me pa dhe me ndërhy në tregtitë e viktimave.

“Një sistem i decentralizum, pa nevojë për besim”

Mbrojtja ka kundërshtu tue thanë se vllaznit i kanë fitu paret në mënyrë të ndershme – softuerët e tyne, pra “bot”-at, veç i kanë tejkalu “bot”-at e tjerëve në garë.

Në fjalimin përmbyllës, avokati Daniel Nathan Marx i ka thanë jurisë se në botën “tmerrësisht konkurruese” të Ethereum-it, rregullat gjithmonë shtyhen në kufi.
“Ata morën rrezik dhe patën sukses të madh,” tha ai. “Duhet me i lavdëru, jo me i akuzu si kriminelë.”

Ky rast pritet me përcaktu rolin e ri të Departamentit të Drejtësisë në kontrollin e kriptovalutave.

Të dy palët pajtohen se rasti Peraire-Bueno është i pari i këtij lloji. Mbrojtja shkon edhe ma larg, tue thanë se ky vendim ka me pas ndikim të paprecedentë në rrjetin Ethereum.

Deri tash, blockchain ka funksionu si sistem vetërregullues, argumentojnë avokatët, që e kanë qujtë këtë ndjekje “të panevojshme e të padëshirueshme.”

“Aktakuza është përpjekje e guximshme e qeverisë së SHBA me e rregullu për herë të parë, përmes ndjekjes penale, funksionimin e rrjetit Ethereum – një sistem i decentralizum që nuk bazohet në besim, por në stimuj ekonomikë dhe konsensus,” kanë shkru në kërkesën që më vonë u refuzu.

Para këtij rasti, Departamenti i Drejtësisë ka pësu dy humbje të mëdha në gjykatat federale në Manhattan këtë vit.
Në maj, një gjykatës federal e rrëzoi dënimin për mashtrim të Avraham “Avi” Eisenberg, i akuzu për skemë “pump-and-dump” prej 110 milionë dollarësh.
Në gusht, një tjetër juri në Manhattan s’u pajtu dot nëse drejtori i Tornado Cash, Roman Storm, kishte pastru 1 miliard dollarë kripto të ndotur.

Një fitore e vetme për prokurorët erdhi muajin e kalum në Brooklyn, kur shpallën konfiskimin më të madh në histori – 15 miliardë dollarë në bitcoin, nga një i dyshu që udhëhiqte një skemë ndërkombëtare mashtrimi me investime në kripto.


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.