Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

XRP e kalon Bitcoin-in, synon rritje deri në $2.80

XRP po e kalon Bitcoin-in teksa dosjet për ETF hyjnë në afatin 20-ditësh, duke përgatitë terrenin për rritje deri në $2.80


Lëvizja e çmimit të XRP po tregon interesim të fortë nga institucionet, me rritje të madhe të volumit dhe krijim të shumë portofolëve të rinj.
Nga Shaurya Malwa, CD Analytics, burimi https://www.coindesk.com/


Çka me ditë:

XRP u rrit 3.6% në $2.31, duke e thy rezistencën kryesore në $2.28, e nxitur nga momentumi i ETF-ve dhe rritja e rrjetit.
Grupi Canary Capital ka dorëzu versionin e përditësuem të prospektit për ETF-në e propozuar të XRP, duke iu afru aprovimit të mundshëm nga SEC.
Kjo lëvizje po e forcon besimin institucional dhe rrit aktivitetin në rrjet.


Rritja e Çmimit

Të shtunën, XRP u rrit 3.6% në $2.31, duke e thy kufirin e fortë të rezistencës në $2.28, falë kërkesës së shtuar nga institucionet dhe zhvillimit të rrjetit.
Volumi i tregtimit u rrit 86% mbi mesataren 24-orëshe gjatë kësaj lëvizjeje, duke e çu tokenin në mbylljen më të fortë të javës dhe duke e tejkalu Bitcoin-in e Ethereum-in në tregun qëndrorisht të qetë.


Sfondi i Lajmit


Canary Capital Group ka dorëzu prospektin e përditësuem për ETF-në e propozuar Canary XRP, duke iu afru aprovimit potencial nga SEC sipas seksionit 8(a).
ETF-ja do të tregtohet në Nasdaq me simbolin XRPC dhe do ta mbajë XRP-në në kujdestari përmes Gemini Trust Company dhe BitGo Trust Company, duke përdorë çmimin referues nga CoinDesk XRP CCIXber 60m New York Rate.
Ky hap pason lëvizjen e kompanisë 21Shares, e cila nisi automatikisht afatin e aprovimit për ETF-në e vet të XRP.
Analisti i Bloomberg, Eric Balchunas, ka theksu se këto dy dosje mund ta detyrojnë SEC-un me dhanë vendimin e parë zyrtar për ETF të bazuara në XRP, njësoj siç ka ndodh me produktet e Bitcoin-it dhe Ether-it.
Këto zhvillime po ndodhin në javën kur Ripple njoftoi edhe partneritete të reja me Mastercard dhe WebBank për pagesa me monedhën RLUSD.


Përmbledhje e Lëvizjes së Çmimit

  • XRP është tregtu në interval prej $0.19, tue fitu forcë pasi e ka thy rezistencën në $2.22 dhe $2.28 me një lëvizje të vetme me volum të lartë rreth orës 16:00 UTC.

  • Lëvizja u krye me 165 milionë XRP në volum, 86% ma shumë se mesatarja ditore, tue konfirmu pjesëmarrjen e institucioneve.

  • Çmimi u konsolidu ndërmjet $2.32–$2.35, tue mbajt funde më të nalta dhe tue sinjalizu akumulim të kontrollum nga tregtarët e mëdhenj.

  • Grafikat për orë tregun se çdo rënie te $2.309–$2.310 u ble menjëherë, ndërsa ngritjet e shkurta në $2.324 tregun likuiditet të fortë në nivelet e reja të mbështetjes.


Analiza Teknike

Thyerja mbi $2.28 e konfirmoi fundin e kompresimit afatshkurtër, me RSI që u kthye në ngritje dhe MACD që kaloi në zonë pozitive.
Struktura e “fundit më të naltë” e ka formu një kanal bullish me rezistencë të afërt në $2.35–$2.40.
Të dhënat “on-chain” tregun se 21,595 portofola të reja të XRP u krijun brenda 48 orëve – rritja më e madhe në tetë muajt e fundit – bashkë me lëvizje të përziera nga “balenat”.
Rreth 900,000 XRP u transferun nëpër shkëmbime për pesë ditë, çka mund të shkaktoj pak presion afatshkurtër, por rezervat neto nëpër bursa janë ende historikisht të ulëta.
Ndryshimet e volumit ndërmjet thyerjes dhe konsolidimit tregojnë për ripozicionim institucional, jo për spekulim afatshkurtër – duke e mbajt prirjen moderat bullish mbi $2.27.


Çka duhet me ditë tregtarët

  • Aftësia e XRP me qëndru mbi $2.30 ka me përcaktu nëse kjo ngritje vazhdon edhe ma nalt.

  • Një mbyllje e konfirmueme mbi $2.35 mund ta çojë lëvizjen drejt $2.54–$2.80, ndërsa rënia nën $2.27 rrezikon testimin e zonës $2.13–$2.15.

  • Tregtarët po e përcjellin nga afër procesin e ETF-ve si shkaktar të mundshëm të luhatjeve afatshkurtra.
    Nëse regjistrimi i Canary Capital kalon automatikisht nën rregullën 8(a), XRP mund të bëhet aktivi i radhës me ekspozim “spot” në SHBA — zhvillim që pritet ta rris kërkesën institucionale dhe zbulimin e çmimeve në tremujorin e katërt.



Leave a comment

Comments will be approved before showing up.