Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

921 milion $ hyrje javore në ETP-të e kriptos për shkak të optimizmit për ulje normash

Optimizmi për ulje të normave i shtyn 921 milionë dollarë në investime javore globale në ETP-të e kriptos: CoinShares

Nga James Hunt

Përmbledhje e shpejtë:
Produktet e investimit në kripto kanë regjistru 921 milionë dollarë hyrje neto në nivel global javën e kalume, sipas menaxherit të aseteve CoinShares.
Produktet e investimit në Bitcoin u kthyen në rritje pasi patën një javë negative më herët, duke shtu 931 milionë dollarë, ndërsa fondet e Ethereum-it pësun rënie me 169 milionë dollarë dalje neto.

Produktet globale të investimit në kripto, që menaxhohen prej kompanive si BlackRock, Bitwise, Fidelity, Grayscale, ProShares, dhe 21Shares, kanë pasë hyrje neto prej 921 milionë dollarë javën e kalume, sipas të dhënave të CoinShares — duke u rikthy prej javës paraprake që pati dalje prej 513 milionë dollarësh.

Mbyllja e vazhdueshme e qeverisë amerikane, dhe mungesa e të dhënave kyçe makroekonomike që vjen prej saj, i ka lanë investitorët pa ndonjë udhëzim të qartë për drejtimin e politikës monetare të SHBA-së,” ka shkru James Butterfill, udhëheqës i kërkimeve në CoinShares, në një raport të hënën.
“Sidoqoftë, të dhënat e CPI-së që dolën të premten – më të ulëta se pritjet – ndihmuan me rikthy pak besimin që mund të ketë ulje tjera të normave këtë vit.”


Vëllimi javor i tregtimit në produktet e tregtuara të aseteve digjitale (ETP) ka mbetë i fortë, në 39 miliardë dollarë, që është dukshëm mbi mesataren vjetore prej 28 miliardë dollarësh, ka theksu Butterfill.

Hyrjet kryesisht u dominun prej tregut amerikan, ku produktet e investimit në kripto shtun 843 milionë dollarë, ndërsa fondet në Gjermani patën një javë shumë të mirë me 502 milionë dollarë hyrje.
Në anën tjetër, produktet në Zvicër panë dalje neto prej 329 milionë dollarësh, por kjo – sipas Butterfill – ishte më shumë rezultat i transferimit të aseteve mes ofruesve sesa presion i shitjeve reale.

Javën e kalume, BTC dhe ETH u rritën përkatësisht 3.5% dhe 3.1%, sipas faqes së çmimeve të The Block, edhe pse pjesa më e madhe e atij fitimi ndodhi gjatë një “short liquidation” shpërthyes të dielën.


Bitcoin dominon ndërsa produktet e Ethereum-it bien

Produktet e investimit të bazuara në Bitcoin (BTC) ishin fokusi kryesor i hyrjeve neto – duke shtuar 931 milionë dollarë javën e kalume, dhe duke e çu totalin e hyrjeve që prej se Rezerva Federale nisi me ulë normat e interesit në 9.4 miliardë dollarë, ka theksu Butterfill.
Derisa hyrjet e këtij viti arrijnë 30.2 miliardë dollarë, ato prapë janë nën totalin e vitit 2024, që ishte 41.6 miliardë dollarë.

ETF-të e Bitcoin-it spot në SHBA vetë panë 446.3 milionë dollarë hyrje neto, sipas të dhënave të mbledhura nga The Block, ku BlackRock IBIT udhëhoqi me 324.3 milionë dollarë.

Ndërkohë, produktet e Ethereum (ETH) patën daljet e para neto pas pesë javësh, me 169 milionë dollarë që u tërhoqën gjatë javës për shkak të daljeve ditore të vazhdueshme.
ETF-të spot të Ethereum-it në SHBA patën 243.9 milionë dollarë dalje javore, të cilat u kompensun pjesërisht nga hyrjet në rajonet tjera.

Në anën tjetër, flukset në XRP dhe Solana (SOL) ETP u zbutën në 84.3 milionë dhe 29.4 milionë dollarë, përkatësisht, në prag të lançimeve të pritshme të ETF-ve amerikane për këto kriptovaluta.


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.