Tregu bull i Bitcoin-it vazhdon me qenë i qëndrueshëm, por ekziston rreziku nëse çmimi bie nën 100 mijë dollarë, paralajmëron Alex Thorn nga Galaxy Digital në një intervistë të re.
Struktura e tregut të Bitcoin-it është ende e fortë, por rënia nën 100 mijë dollarë mundet me shkaktu shqetësim te investitorët.
Kërkesa gjithnjë e ma e madhe institucionale po e mban tregun e Bitcoin-it, pavarësisht luhatjeve afatshkurta.
Sipas Thorn, Bitcoin s’po ndjek ma ciklin tradicional katërvjeçar.
Institucionet e mëdha janë tash udhëheqësit kryesorë të grumbullimit të Bitcoin-it, tue ulë kështu luhatshmërinë.
Thorn ka shpreh besim që trendi bull i Bitcoin-it po vazhdon me forcë dhe se “strukturalisht është i paprekun”.
Megjithatë, ai ka theksu që tregu ndodhet në një pikë kritike, ku çdo ndryshim i papritur në ndjenjën e tregut (sentimentin) mundet me shkaktu panik.
Nëse Bitcoin bie nën 100 mijë dollarë, kjo mundet me nxitur ankth te investitorët dhe me dëmtu strukturën aktuale të tregut.
Thorn ka shtuar se rënia e fundit në çmim nuk ka qenë për shkak të ndonjë problemi themelor të Bitcoin-it.
“Nuk ka pasë asgjë themelore te Bitcoin-i që ka shkaktu rënien,” ka sqaru ai.
Sipas tij, tregu është duke reaguar ndaj trendeve makroekonomike globale — pra, Bitcoin tash po sillet më shumë si një aset makro, i ndikuar nga ekonomia botërore sesa nga faktorët e brendshëm të vetë kriptos.
Thorn ka përmendë që tregu i Bitcoin-it ka hy në “epokën pas 100K”, ku s’është ma në fazat e hershme të rritjes.
Kjo tregon një fazë ma të pjekun të tregut, e përkrahur prej kërkesës në rritje nga institucionet financiare të mëdha.
Sipas tij, kjo kërkesë institucionale krijon një “blerje pasive” që e mban vlerën e Bitcoin-it të qëndrueshme.
Ai shton se ky interes në rritje nga institucionet po e ndryshon mënyrën se si grumbullohet Bitcoin-i — tash procesi është ma i ngadalshëm dhe ma i qëndrueshëm se në ciklet e kaluara.
Kjo për shkak që institucionet janë më të durueshme dhe s’reaktojnë menjëherë ndaj luhatjeve të vogla të çmimit.
Rezultati është një treg me bazë më të fortë dhe me luhatshmëri të zvogëluar, që tregon se perspektiva afatgjatë e Bitcoin-it mbetet pozitive.
Thorn ka folë edhe për ndryshimin e cikleve të tregut të Bitcoin-it.
Ai ka mohu që Bitcoin ende ndjek ciklin e njohur katërvjeçar, që historikisht ka qenë i lidhun me ngjarjet e “halving-ut”.
Sipas tij, tregu tash është duke evolu dhe “duket krejt ndryshe” nga më parë.
Kjo, sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së pronësisë institucionale, e cila po ndikon direkt në sjelljen e tregut.
Luhatjet e shpejta që kanë qenë të zakonshme në ciklet e kaluara tash po zbuten.
Kjo periudhë karakterizohet ma shumë nga grumbullimi afatgjatë i investitorëve të mëdhenj sesa nga spekulimet e shpejta.
Sipas Thorn, me pjekjen e tregut, luhatshmëria do të bjerë dhe vlera e Bitcoin-it do të përkrahet më shumë nga këta lojtarë institucionalë.
Edhe pse perspektiva afatgjatë mbetet pozitive, Thorn është i kujdesshëm për rreziqet afatshkurta.
Ai ka theksu që nëse Bitcoin bie nën 100 mijë dollarë, mund të ndodhë një ndryshim i ndjenjës së tregut që do ta rrezikonte trendin bull aktual.
Këto nivele kyçe janë thelbësore për me përcaktu nëse tregu do të vazhdojë me u rrit apo do të përballet me një rënie.
Në përgjithësi, perspektiva afatgjatë për Bitcoin-in mbetet e mirë falë kërkesës në rritje nga institucionet.
Megjithatë, tregu është ende i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të papritura.
Kjo fazë aktuale përfaqëson një periudhë transformimi, ku Bitcoin-in po e udhëheqin më shumë faktorët ekonomikë globalë dhe institucionet sesa ciklet tradicionale të kriptos.
E ardhmja e afërt e Bitcoin-it do të varet shumë prej aftësisë së tij me mbajt pozicionin mbi 100 mijë dollarë.
Comments will be approved before showing up.