Bitcoin ka qëndru n’një zonë të ngushtë tregtimi deri në orën 08:00 UTC më 25 tetor, derisa vëllimi i tregtimit u rrit për shkak të mbrojtjes së nivelit të përkrahjes, e shitësit ndalën rritjet afër kulmit të koridorit të fundit.
Çka me ditë:
Bitcoin ka lëvizë brenda një game të ngushtë për 24 orë, pa ndonjë thyerje të qartë nalt apo poshtë.
U pa një rritje e dukshme e volumit kur tregu e mbrojti nivelin e përkrahjes, ndërsa çdo rritje u përball me presion shitës afër kulmit të gamës.
Lëvizja e radhës varet prej një thyerjeje të pastër: nëse mban mbi “tavanin”, mund ta caktoj cakun e ardhshëm të rezistencës; nëse e humb përkrahjen, mund të kthehet te baza e mëparshme.
Bitcoin ra në një model të ngushtë pritjeje, duke tregtu poshtë pragut të qartë të shpërthimit në orën 08:00 UTC, derisa blerësit dhe shitësit e caktuan një korridor të ngushtë me nivele të qarta nalt e poshtë.
Sipas të dhënave të modelit teknik të CoinDesk Research, Bitcoin (BTC) me çmim $111,520.50, është lëvizë prej $111,157 deri në $111,634 gjatë 24 orëve që përfunduan më 25 tetor, ora 08:00 UTC, brenda një game prej afërsisht $2,025 (rreth 1.8%).
Rezistenca është caktu afër $111,800–$111,900, kurse përkrahja afër $109,800, pa ndonjë katalizator dominues që me e shty tregun në ndonjë drejtim të qëndrueshëm.
Aktiviteti tregtar arriti kulmin në orën 14:00 UTC më 24 tetor, kur volumi u ngrit në 23,728 BTC — rreth 180% mbi mesataren 24-orëshe prej 8,200 BTC — derisa çmimi ra në $109,818 dhe u stabilizu.
Në orët e fundit të dritares kohore, Bitcoin u zbut nga $111,745 në $111,545 (rreth 0.18%) derisa vëllimi ra në rreth 85 BTC për minutë, krahasuar me 135 BTC për minutë më parë, dhe u mbajt në mes të $111,540–$111,645, në përputhje me fazën e konsolidimit.
Një thyerje e qartë dhe mbajtje mbi $112,000 në mbylljet UTC do ta zhvendoste fokusin drejt $115,000.
Humbja e përkrahjes $109,800 do ta kthente në lojë nivelin $108,000.
Në të njëjtën periudhë, CD5 u rrit brenda ditës prej 1,920.75 në 1,961.57, për t’u stabilizu në 1,940.94 deri më 25 tetor, 08:00 UTC, duke lënë një momentum të përzier nën zonën 1,950.
Sipas modelit të CoinDesk Research, mesatarja 200-ditëshe është afër $108,000, ndërsa mesatarja 100-ditëshe afër $115,000, si pika referimi gjatë periudhës që përfundon më 25 tetor, 08:00 UTC.
Comments will be approved before showing up.