Sipas të dhënave nga Onchain Lens, një “OG” (investitor i hershëm) i Bitcoin-it ka deponu gjithsej 200 Bitcoin në bursën Kraken. Në momentin e transferit, ato kishin vlerë rreth 22.32 milion dollarë.
Ky “OG” veçse ka deponu mbi 627 milion dollarë në Bitcoin gjatë dy javëve të fundit.
Ky presion i madh shitjeje nga “balenat e vjetra” (investitorë të mëdhenj që kanë mbajt BTC për vite) po konsiderohet si një prej arsyeve kryesore pse çmimi i Bitcoin-it po ka vështirësi me u rrit.
Sipas të dhënave të fundit nga Glassnode, mbajtësit afatgjatë të Bitcoin-it kanë shitur rreth 300,000 BTC vetëm gjatë disa muajve të fundit.
Çmimi $100,000 po shihet si një pikë psikologjike që po i shtyn shumë “OG”-a me marrë fitime, pasi kanë prit me vite të tëra me i shitur monedhat e veta.
Sipas të dhënave të CoinGecko, Bitcoin aktualisht po tregtohet me $112,519, duke qenë +5% gjatë javës së fundit.
Kriptomonedha kryesore ka regjistru katër ditë rresht në rritje (katër “qirinj të gjelbër” në grafikun ditor).
Kjo rritje po ndodh pas raportimeve që SHBA dhe Kina kanë arrit një marrëveshje për çështje të rëndësishme tregtare, pas disa bisedimeve.
Në fillim të këtij muaji, tensionet tregtare mes dy superfuqive kishin pengu optimizmin e investitorëve që prisnin fitime të mëdha në tetor, bazuar në performancat historike të Bitcoin-it.
Megjithatë, tani Bitcoin është në rrugë për me regjistru muajin e parë pozitiv që prej vitit 2018, nëse “bulls” (investitorët optimistë) arrijnë me e mbajt trendin deri në fund të muajit.
Aktualisht, megjithatë, Bitcoin është ende -10.8% më poshtë krahasuar me çmimin $126,080, që ishte regjistru në fillim të tetorit.
Comments will be approved before showing up.