Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

“Bitcoini s’ndalet kurrë”: Sekretari i Thesarit thumbon Demokratët

“Bitcoini kurrë s’e ndal punën”: Sekretari i Thesarit të SHBA-së e shënon përvjetorin dhe thumbon Demokratët


Scott Bessent e ka shënu përvjetorin e “white paper”-it të Bitcoin-it duke e lavdëru qëndrueshmërinë e tij dhe duke e krahasu me bllokadat politike në Uashington – duke e ringjallë debatin rreth qëndrimit të Thesarit për kriptovalutat.
Nga Siamak Masnavi, me ndihmë të AI Boost | Përgatiti: Aoyon Ashraf
Përditësuar më 1 nëntor 2025, ora 10:11 – Publikuar më 1 nëntor 2025, ora 10:04


Çka duhet me ditë:

  • Scott Bessent e ka lavdëru dizajnin e Bitcoin-it që “kurrë s’e ndal punën” në një postim më 31 tetor në X (ish-Twitter), ku edhe e ka thumbu grupin e Demokratëve në Senat.

  • Qëndrimi i tij përputhet me komentet e mëhershme që mbështesin stablecoin-et përmes GENIUS Act dhe idenë për një Rezervë Strategjike të Bitcoin-it.

  • Postimi i tij është bërë në kohën kur një pjesë e qeverisë federale ka qenë e mbyllur përkohësisht, duke i dërgu afër 900,000 punëtorë në pushim të detyruar dhe ndal shumë shërbime shtetërore.


Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, e ka shënu 17-vjetorin e dokumentit themelues të Bitcoin-it të premten me një postim në X, ku e lavdëroi rrjetin për qëndrueshmërinë e tij dhe e thumbi Senatin Demokrat, duke thanë se “ky sistem kurrë s’e ndal punën” – duke nënkuptu se politikanët mund të “mësojnë diçka prej kësaj”. Komenti i tij u pa si mesazh politik po aq sa si sinjal politikash.

Data 31 tetor ka domethënie të veçantë për botën e kriptos – atë ditë, më 2008, Satoshi Nakamoto e publikoi dokumentin prej nëntë faqesh që e përshkruante sistemin peer-to-peer për para elektronike, që më pas u kthye në një rrjet që funksionon pandërprerë që nga janari i vitit 2009.
Përkrahësit e Bitcoin-it e përdorin këtë datë për me theksu se sistemi punon 24/7, pa u varë prej asnjë operatori qendror.


Komentet e Bessent-it janë pjesë e një viti me shumë mesazhe pro-kripto nga Thesari.
korrik, pas nënshkrimit të ligjit GENIUS Act nga Presidenti Trump, Bessent i quajti stablecoin-et “revolucion në financat digjitale”, duke thanë se një “dollar i lindur në internet” mund ta forcojë pozitën e dollarit si valutë rezervë dhe njëkohësisht ta zgjerojë qasjen në pagesat ndërkombëtare. Thesari e publikoi atë deklaratë në faqen e vet zyrtare.

U.S. Senate Democrats and crypto

gusht, ai tha në X se bitcoinët që konfiskohen nga SHBA-ja do të përdoren për të kriju Rezervën Strategjike të Bitcoin-it, dhe se Thesari do të shqyrtojë mënyra për ta shtuar atë rezervë pa pas nevojë për buxhet të ri – një shenjë që tregon interesim serioz për me mbledhë bitcoin.


Reagimet ndaj postimit të së premtes treguan përçarjet e zakonshme brenda komunitetit të kriptos.
Zhvilluesi veteran i Bitcoin Core, Luke Dashjr, reagoi duke thanë se “bitcoin është më i dobët se kurrë”, duke iu referu mosmarrëveshjeve për versionet e fundit të softuerit dhe ndikimin e tyre në pastërtinë e rrjetit.

Hulumtuesi Eric Wall reagoi me sarkazëm, duke thanë se “bitcoin ka vdekur pas versionit core v30”, si tallje ndaj kritikëve që çdo përditësim e shpallin si fundin e rrjetit.

Investitori Simon Dixon e interpretoi komentin e Bessent-it si kritikë ndaj politikave monetare, duke thanë se qëllimi i Bitcoin-it është me mbrojtë njerëzit nga zhvlerësimi politik i valutave.

Ndërkohë, tregtari Fred Krueger tha se Thesari duhet “me ble bitcoin për Rezervën Strategjike”, ndërsa strategu i aseteve digjitale Gabor Gurbacs kërkoi që “bitcoin të futet në bilancin e shtetit”.

Reagimet u ndanë në dy kampe:

  • puristët teknikë, që kundërshtojnë pretendimet për “qëndrueshmëri absolute”,

  • dhe lojtarët e tregut, që duan që Thesari ta kthejë retorikën në veprim konkret për blerje të bitcoin-it.


Dimensioni politik u theksu edhe nga koha e postimit:
Qeveria federale është në mbyllje të pjesshme që prej 1 tetorit, pasi Kongresi s’e ka miratu buxhetin për vitin fiskal 2026. Si rezultat, rreth 900,000 punëtorë janë dërgu në pushim, 2 milionë të tjerë po punojnë pa pagesë, dhe disa agjenci – përfshi NIH dhe CDC – e kanë kufizu punën.
Kjo është mbyllja e 11-të që ndikon në shërbimet publike dhe njihet si më e gjata mbyllje e plotë në historinë e SHBA-së.

US Senator and cryptocurrencies

Nëse lexohet thjeshtë, postimi i Bessent-it ishte një përgëzim për rrjetin që punon edhe në fundjavë e festa.
Por në aspekt politik, ai e krahasoi “stabilitetin e Bitcoin-it” me bllokadën e Kongresit – një mënyrë për me e mbajt kripton në qendër të debatit politik edhe në ditët më të ngarkuara në Uashington.

Burimi i lajmit www.coindesck.com


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.