Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Mbi $1 miliard pasi çmimet ranë 5-10%

Tregtarët e Bitcoin, Ether e Solana u likuiduen mbi $1 miliard pasi çmimet ranë 5-10%

Bear market

Tregtarët që kishin pozita “long” (në pritje të rritjes) përbajnë gati 90% të likuidimeve, me mbi $1.14 miliard bastet optimiste të shlyeme.
Nga Shaurya Malwa
4 Nëntor 2025, ora 3:00 e mëngjesit


Çka duhet me ditë:

Rënia e çmimit të Bitcoin prej $112,000 në nën $106,000 ka shkaktu mbi $1.27 miliard likuidime në tregun e “futures” me levë.
Tregtarët “long” kanë përbâ gati 90% të likuidimeve, me $1.14 miliard bastet optimiste të fshira.
Likuidimi ma i madh ka qenë një pozitë BTC-USDT long prej $33.95 milion në platformën HTX, derisa Hyperliquid ka udhëheqë me $374 milion mbyllje të detyrueshme.

Rënia e mprehtë e Bitcoin prej $112,000 në nën $106,000 të hënën e ka nxjerrë një prej valëve ma të mëdha të likuidimeve javëve të fundit, duke fshi mbi $1.27 miliard pozita me levë në krejt tregun e kriptovalutave.

Të dhânat prej CoinGlass tregojnë që tregtarët “long” kanë përbâ gati 90% të likuidimeve gjithsej, me mbi $1.14 miliard bastet optimiste të zhdukura derisa çmimet ranë prej kulmeve të fundjavës. Pozitat “short” kanë qenë veç $128 milion.


Likuidimet ndodhin kur tregtarët që përdorin fonde të huazueme detyrohen me mbyll pozitat e veta pse marzhi i tyne bie nën nivelin e kërkuem. Në bursat e “futures” për kripto, ky proces ndodh automatikisht – kur çmimi lëviz fort kundër një tregtie me levë, platforma e shet pozitën në tregun e hapun për me mbulu humbjet.

Grupimet e mëdha të likuidimeve “long” mund të sinjalizojnë dorëzim të tregut dhe ndonjë fund të përkohshëm të rënies, ndërsa shlyerjet e mëdha të “shortëve” mund të tregojnë kulme lokale kur momentumi kthehet.
Tregtarët shpesh i përcjellin nivelet ku janë të përqendruara likuidimet, për me identifiku zonat e aktivitetit të detyrueshëm që mund të veprojnë si mbështetje ose rezistencë afatshkurtër.

Likuidimi ma i madh i vetëm ka ndodhë në HTX, ku është mbyllë një pozitë “long” BTC-USDT prej $33.95 milion.

Hyperliquid ka prinë në aktivitet, me $374 milion pozita të mbyllura me zor – 98% prej tyne “long” – e pasueme nga Bybit me $315 milion dhe Binance me $250 milion.

Kjo valë likuidimesh ka ardhë pasi Bitcoin u refuzu përsëri mbi $113,000 dhe për shkak të librave të porosive shumë të hollë në bursat kryesore të kontratave të përhershme, çka i ka përforcu luhatjet e çmimeve në orët me pak likuiditet.

Ngjarje të tilla zakonisht tregojnë “momente pastrimi” afatshkurta në tregje të nxehta, ku leva ulen e blerësit në tregun “spot” kthehen gradualisht.

Megjithatë, me interes të hapun ende afër $30 miliard dhe normat e financimit që janë ulë vetëm pak, tregtarët po duken të kujdesshëm për volatilitet të ri para vendimit të Rezervës Federale këtë javë.

Ethereum e Solana kanë pësu presion të ngjashëm, me likuidime të kombinuara mbi $300 milion, ndërsa shumica e altcoineve kanë ra për shkak të interesit spekulativ që po zbehet.

Burimi i lajmit www.coindesk.com


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.