Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

NYSE i liston Solana, Hedera e Litecoin Spot Crypto ETF-të për tregtim këtë jave

NYSE po ecë përpara me listimin e katër ETF-ve të reja për kriptovaluta “spot”, derisa stafi i SEC-ut po i përpunon aprovimet edhe pse qeveria amerikane është në “shutdown”.
Nga Helene Braun, AI Boost | Përpunuar nga Nikhilesh De


Çka duhet me ditë:

  • Bursa e Nju Jorkut (NYSE) të hënën ka publiku listimet për katër ETF-a të reja për kriptovaluta “spot”, që pritet me fillu tregtimin që prej së martës.

  • Kjo ndodh derisa SEC-u është i mbyllun për shkak të “shutdown”-it të qeverisë amerikane.

  • Fondet e reja pasojnë lansimin e ETF-ve për bitcoin dhe ether nga viti i kalum, dhe disa prej tyne përfshijnë edhe mundësinë e “staking”-ut.

Të hënën, Bursa e Nju Jorkut (NYSE) i ka dorëzu njoftimet për listim të katër fondeve të reja të tregtuara në bursë që merren me kriptovaluta (“ETFs”), duke sinjalizu që tregtimi mundet me fillu që nesër.

Në listë janë: Bitwise Solana Fund, Canary Capital Litecoin and HBAR Fund, dhe Grayscale Solana Trust — ky i fundit pritet me u lansue të mërkurën.

Ky veprim i ka befasu shumë njerëz në treg, sepse kompanitë që lëshojnë ETF nuk kanë pritë vendime nga SEC gjatë “shutdown”-it të qeverisë amerikane. Agjencia po punon me staf të kufizum — shumica janë dërgu në pushim pa pagesë, e vetëm punëtorët esencialë po vazhdojnë punën pa pagesë gjatë mbylljes së qeverisë.

Këto ETF-a e kishin pasë afatin e fundit për vendim qysh ma herët këtë muaj, por “shutdown”-i e ka shty procesin mbrapa. Shfaqja e papritun e njoftimeve për listim tregon që lëshuesit (emituesit) po i lansojnë fondet nën standardet e reja të listimit të përgjithshëm, ose po shfrytëzojnë mënyra tjera që i lejojnë me i qit produktet në treg pa prit aprovimin e SEC-ut.


ETF-të “spot” iu mundësojnë investitorëve me pasë ekspozim ndaj aseteve digjitale që qëndrojnë prapa tyre, pa pasë nevojë me i mbajtë vetë ato asete. Këto janë fondet e para që po lansohen për kripto-asete të reja, pas aprovimit të ETF-ve për bitcoin (BTC – $114,172.91) dhe ether (ETH – $4,118.60) në vitin 2024. Disa prej këtyne fondeve do ta kenë të përfshinë edhe mundësinë e “staking”-ut.

Disa kompani tjera veç kanë dorëzu aplikime për me lansue produkte të ngjashme që lidhen me Solana dhe asete tjera digjitale, si në NYSE, ashtu edhe në bursat konkurrente si Nasdaq e Cboe. Kur do të miratohen ato fonde, ende s’dihet — sidomos nëse “shutdown”-i vazhdon.



Burimi i lajmit www.coindesk.com


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.