Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Pse është rritë çmimi i kriptovalutave sot?

Pse është rritë çmimi i kriptovalutave sot?

“Nëse shohim vazhdimësi me shenja të qarta të uljes së normave të interesit dhe rritje të hyrjeve në asetet digjitale, atëherë mund të presim një lëvizje domethënëse në rritje drejt fundit të vitit,” ka thënë David Siemer, CEO i Wave Digital Assets.

Gazetar: Sead Fadilpašić



Tregu i kriptovalutave është në rritje sot — kapitalizimi i përgjithshëm i tregut është rritë për 3.3%, duke arritë në 3.99 trilion dollarë.
90 prej 100 kriptovalutave kryesore janë rritë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa volumi total i tregtimit ka arritë në 160 miliardë dollarë.


Përmbledhje e shpejtë (TL;DR):

  • Kapitalizimi i tregut të kriptos është rritë 3.3% të hënën në mëngjes (sipas kohës UTC);

  • 90 prej 100 monedhave kryesore, përfshi të gjitha top 10, janë në rritje sot;

  • Bitcoin (BTC) është rritë 3.4%, duke arritë në $115,583;

  • Ethereum (ETH) ka shënu rritjen më të madhe — 6.1%, duke arritë $4,194;

  • “Ka ndonjë rënie të vogël herë pas here, por trendi është në rritje”;

  • Tregu po përgatitet për sinjale të reja gjeopolitike dhe ekonomike;

  • Pritjet janë të larta që Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) do t’i ulë normat e interesit;

  • “Kapitali po vazhdon me u derdhë drejt Bitcoin-it, duke e njohë rolin e tij si aset i qëndrueshëm”;

  • ETF-të “spot” të Bitcoin në SHBA kanë pasë 90.6 milionë $ hyrje më të premten, ndërsa ETF-të e Ethereum-it kanë pasë 93.6 milionë $ dalje;

  • Sharplink Gaming ka ble edhe 19,271 ETH, duke e çu totalin në 859,400 ETH – sasia e dytë më e madhe në treg;

  • Sentimenti i tregut të kriptos ka dalë nga “zona e frikës” dhe është kthye në “zonën neutrale”.


Fituesit dhe humbësit e kriptos

Në momentin e shkrimit, të gjitha 10 monedhat kryesore sipas kapitalizimit të tregut kanë pasë rritje çmimi gjatë 24 orëve të fundit.

  • Bitcoin (BTC) është rritë për 3.4% që nga dje, dhe po tregtohet në $115,583

  • Ethereum (ETH) është rritë 6.1% – rritja më e madhe në grup – dhe po tregtohet në $4,194.

  • Dogecoin (DOGE) ka pasë rritjen e dytë më të madhe, 4.8%, duke arritë $0.2061.

  • XRP ka pasë rritjen më të vogël, vetëm 0.2%, pra praktikisht i njëjtë në $2.63.


Në mesin e 100 kriptovalutave kryesore, 90 janë në rritje.
Prej tyre, 4 kanë shënu rritje dyshifrore:

  • Pi Network (PI) është rritë 28.4%, duke arritë $0.2661;

  • Zcash (ZEC) është rritë 16.2%, në $350.

Në anën tjetër, Aster (ASTER) ka pësu rënien më të madhe — 9.2%$1.07.
Pas saj vjen MemeCore (M), që aktualisht është 7.9% në rritje, në $2.08.
Monedhat tjera kanë lëvizje negative nën 1.6%.


Arsyeja e rritjes së fundit në treg

Rritja e fundit në treg po ndodh në të njëjtën kohë me ngritjen e tregjeve të aksioneve dhe rritjen e oreksit për rrezik, pas sinjaleve për zbutje të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Tash për tash, vëmendja e investitorëve është e përqendruar në mbledhjet kryesore të politikave monetareEvropë, SHBA, Japoni dhe Kanadë, ku pritet që Fed-i të ulë normat e interesit, si dhe në publikimin e rezultateve të fitimeve nga kompanitë e mëdha teknologjike.

“Mund të shohim një rritje të fortë drejt fundit të vitit”

Një numër ekspertësh të industrisë kanë komentuar të dhënat e CPI-së (Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit) në SHBA dhe ndikimin e mundshëm që ato mund ta kenë në tregun e kriptovalutave.

Kyle Chassé, themelues i MV Global, tha se të dhënat e CPI-së dolën më të buta të premten, gjë që “ia heq pak peshën aseteve të rrezikshme — dhe kriptovalutat e ndjejnë të parat”.
Sipas tij, “në një botë me norma më të ulëta interesi, kostoja e mbajtjes së Bitcoin-it bie, ndërsa ETF-të vazhdojnë me luajtë rolin e blerësit stabil që i heq monedhat nga tregu.”

Ai shtoi:

“S’ka me qenë një linjë e drejtë — çmimet bazë ende po rriten, kostot e importit po shkojnë përpjetë, dhe dollari i fortë mund ta kafshojë tregun. Deri në mbledhjen e ardhshme të Fed-it javën tjetër, gjasat për ulje të normave janë rritë dhe tregu e din këtë, por Fed-i ka me dashtë edhe disa të dhëna më të buta e shifra më të ftofta për punësimin para se me shpallë fitore.”

Ai përfundoi me fjalët:

“Plani jem është me qëndru pozitiv për BTC gjatë ciklit të lehtësimit, por me qenë i kujdesshëm kur dalin lajme të mëdha. Ka me pasë ndonjë rënie, po trendi është në rritje.”


Ndërkohë, David Siemer, CEO i Wave Digital Assets, tha se të dhënat e CPI-së i kanë dhënë tregut të kriptos një shtytje pozitive pas një periudhe paqëndrueshmërie.
Sipas tij, inflacioni është ende i lartë, por s’është më në rritje të shpejtë — kjo mund ta shtyjë Rezervën Federale (Fed) me mendu për ulje të normave të interesit dhe mund të dobësojë dollarin amerikan.

“Prej perspektivës së aseteve digjitale,” thotë Siemer, “ky zhvillim zakonisht i ndihmon aseteve si Bitcoin e Ethereum, sepse e zvogëlon koston e mundësisë për mbajtjen e aseteve me rrezik. Në anën tjetër, tregu ende s’është në fazë të fuqishme rritjeje — tregtarët po hyjnë gradualisht, jo duke bastisë për një ngritje të menjëhershme.”

Ai shtoi se nëse shihen “shenja të qarta të uljes së normave të interesit” dhe nëse vazhdojnë hyrjet e kapitalit në kripto, “mund të shohim një lëvizje domethënëse në rritje drejt fundit të vitit.”


Gadi Chait, kreu i investimeve në Xapo Bank, tha se gjatë javës së fundit BTC ka qenë në një fazë të qetë, ndërsa “investitorët janë fokusuar në sinjalet makroekonomike, pa ndjekë lëvizje të mëdha në treg.”

“Të dhënat nga qeveria ishin të pakta, kështu që tregjet janë mbështetë në sinjale nga obligacionet dhe ari — norma e interesit për bonot 10-vjeçare të thesarit ra pak, dhe ari u ftoh prej niveleve ekstreme. Mirëpo, ajo ndjenjë e ‘strehës së sigurt’ s’u përkthye në një vërshim drejt Bitcoin-it,” tha Chait.

Ai përfundoi me këtë vlerësim:

“Tash që vëmendja po kalon kah vendimi i ardhshëm i Fed-it për normat e interesit, çdo lehtësim që synon me mbështet tregun e punës nuk pritet me e ndryshu kahjen e përgjithshme — kapitali po vazhdon me u derdhë drejt Bitcoin-it, duke e njohë rolin e tij gjithnjë e më të fortë si një aset i qëndrueshëm në një peizazh financiar që po bëhet gjithnjë e më kompleks.

Nivelet dhe ngjarjet që duhen përcjellë në ditët në vijim

Në momentin e shkrimit, të hënën në mëngjes, Bitcoin (BTC) po tregtohet në $115,583. Monedha ka pasë një ngritje graduale prej minimumit ditor $111,753 deri te maksimumi ditor $116,032.

Aktualisht, BTC është rritë 3.6% gjatë javës dhe 5.2% gjatë muajit, ndërsa është vetëm 8.5% larg rekordit të tetorit, që ishte $126,080.


Nëse çmimi e kalon nivelin $114,115, mund të ndodhë një rritje e re drejt niveleve $117,000 – $119,800.
Por, nëse BTC bie nën $111,000, atëherë mund të ketë një tërheqje drejt $109,700 e madje deri në $106,700.


Ethereum (ETH) aktualisht po tregtohet në $4,194. Gjatë 24 orëve të fundit, ka lëvizë prej një minimumi $3,958 deri në maksimumin e ditës $4,246.


ETH ka shënuar një rritje 2.3% në javë dhe 3.8% në muaj, por ende është 15.6% nën nivelin më të lartë të arritur në gusht, që ishte $4,946.

Nëse çmimi e kalon nivelin $4,115, ETH mund të vazhdojë ngjitjen drejt $4,298 dhe $4,550.
Në të kundërtën, nëse bie nën $3,920, ka gjasa të testojë përsëri nivelin $3,510.


Ndërkohë, sentimenti i tregut të kriptos është përmirësu dukshëm gjatë fundjavës — ka dalë nga “zona e frikës” dhe është kthye në “zonën neutrale”.
Indeksi i frikës dhe lakmisë për kripto është ngritë nga 32 të premten42 sot.

Kjo ngritje tregon për një rritje të lehtë të besimit tek investitorët dhe tregtarët. Megjithatë, ndjenja e tregut ende qëndron në anën e poshtme të zonës neutrale, pasi tregu po përgatitet për sinjale të reja gjeopolitike dhe ekonomike.


ETF-të kalojnë edhe një ditë me rezultate të përziera

ETF-të “spot” të Bitcoin-it (BTC) në SHBA regjistruan 90.6 milionë dollarë hyrje të premten. Totali i përgjithshëm i hyrjeve neto tash ka arritë në 61.98 miliardë dollarë.

Prej 12 ETF-ve, vetëm dy kanë pasë hyrje, dhe asnjë s’ka pasë dalje.

  • Fidelity ka marrë 57.92 milionë dollarë,

  • ndërsa BlackRock ka pasë hyrje prej 32.68 milionë dollarësh.

Ndërkohë, ETF-të e Ethereum-it (ETH) në SHBA kanë regjistru ditën e tretë rresht me dalje24 tetor, në vlerë prej 93.6 milionë dollarësh.
Totali i hyrjeve neto për ETH ETF-të tash është 14.35 miliardë dollarë.

Nga nëntë fondet, një ka pasë dalje dhe një tjetër hyrje:

  • BlackRock ka liruar 100.99 milionë dollarë,

  • ndërsa Grayscale ka marrë 7.4 milionë dollarë.


Në të njëjtën kohë, kompania Sharplink Gaming ka ble edhe 19,271 ETH shtesë, në vlerë rreth 80.37 milionë dollarë, duke i shtu këto në rezervën e saj strategjike.
Kjo e çon totalin e mbajtjeve të kompanisë në 859,400 ETH, me vlerë afërsisht 3.6 miliardë dollarë.

Në përgjithësi, kjo e rendit Sharplink Gaming në vendin e dytë në mesin e kompanive që kanë publikuar sasinë e tyre të ETH-së, menjëherë pas BitMine, e cila mban 3.24 milionë ETH, me vlerë rreth 13.5 miliardë dollarë.


Pyetje të shpejta (FAQ)

Pse lëvizi kripto bashkë me aksionet sot?
Tregu i kriptovalutave është rritë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa tregu i aksioneve gjithashtu ka shënu ngritje dhe ka arritë rekorde të reja gjatë orarit të punës të premten.
Në mbyllje të ditës më 24 tetor,

  • S&P 500 u rrit 0.79%,

  • Nasdaq-100 u rrit 1.04%,

  • dhe Dow Jones Industrial Average u rrit 1.01%.

Kjo rritje ndodhi pas publikimit të të dhënave të inflacionit për shtator, që dolën pak më të ulëta se sa pritej — gjë që e rriti pritjen se Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) mund të ulë normat e interesit këtë javë.


A është e qëndrueshme kjo rritje?
Analistët presin që rritjet të vazhdojnë edhe deri në fund të këtij viti. Megjithatë, korrigjimet janë të pritshme dhe normale.
Për momentin, sinjalet që po shihen nuk tregojnë për një treg me rënie (bear market).


Burimi i lajmit www.cryptonews.com


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.