Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Pse ka ra kripto sot? – 4 Nëntor 2025

Vëllimi i tregtimit 24-orësh u rrit në 223 miliard dollarë, që tregon pak rritje të aktivitetit edhe pse tregu në përgjithësi është në rënie.


Tregu i kriptovalutave sot po tregtohet ma poshtë, me kapitalizimin e përgjithshëm të tregut që ka ra 3.9% në 3.54 trilion dollarë, sipas të dhënave nga CoinMarketCap.
Megjithatë, vëllimi ditor i tregtimit është rritë në 223 miliard dollarë, që tregon pak gjallëri në treg pavarësisht rënies së përgjithshme.


Përmbledhje e shkurtë (TL;DR):

  • Kapitalizimi global i tregut të kriptos ka ra 3.9%, në $3.54 trilion

  • 9 prej 10 kriptovalutave kryesore kanë ra

  • BTC -2.8% në $104,577, ETH -6.4% në $3,493

  • Indeksi i “Frikës & Lakmisë” ra në 27 (Frikë) prej 36 dje

  • ETF-të e BTC-së panë $186.5 milion dalje fondesh

  • ETF-të e ETH-së regjistruan $135.76 milion dalje

  • ETF-të e Solana-s u rritën me $70.05 milion hyrje

  • Kompania Strategy njoftoi një ofertë të aksioneve të reja në euro për me ble edhe ma shumë Bitcoin

  • FTX e tërhoqi planin për me kufizu pagesat në 49 shtete pas reagimeve të kreditorëve


Fituesit & Humbësit në kripto

Në momentin e shkrimit, 9 prej 10 kriptovalutave ma të mëdha janë në zonë të kuqe gjatë 24 orëve të fundit.


  • Bitcoin (BTC) ra 2.8%$104,577, me kapital tregu rreth $2.08 trilion

  • Ethereum (ETH) ra 6.4%$3,493, ndërsa BNB humbi 8.3%, duke u tregtu tash në $946

  • XRP ra 6.7%$2.25, kurse Solana (SOL) pësoi njanin prej rënieve ma të thella – 11%$157

  • Dogecoin (DOGE) ra 6.6%$0.1625, kurse Cardano (ADA) vazhdoi me humbje, tash në $0.5349, poshtë 7.4% në 24 orët e fundit

Edhe pse tregu në përgjithësi është në rënie, disa altcoine kanë pasë rritje të madhe:

  • Jelly-My-Jelly (JMJ) u rrit 183.3%,

  • Decred (DCR) u rrit 150%,

  • Zcash (ZEC) u ngrit 19.4%.

Monedhat që janë tue u përmendë ma shumë sot janë Dash, Decred dhe Zcash, që tregon rritje të interesit për kriptovalutat me fokus në privatësi dhe “masternode” gjatë kësaj kohe me shumë luhatje.


Kompania “Strategy” dhe njoftimi i Michael Saylor

Kompania e Michael Saylor, që fokusohet në Bitcoin, Strategy, ka njoftu lansimin e një instrumenti të ri kredie të denominuem në euro, me simbolin STRE, që synon investitorët institucionalë në Evropë dhe në tregun global.

Strategy po ofron $STRE (“Stream”), që është aksion preferencial i përhershëm në euro, për investitorë institucionalë në Evropë dhe botë.

Kompania planifikon me ofru 3.5 milion aksione të serisë A, me normë interesi 10%, ku fitimet do të përdoren për nevoja të përgjithshme të kompanisë dhe për blerje të reja të Bitcoin.

Ky njoftim vjen menjëherë pas blerjes së fundit të 397 BTC, me vlerë $45.6 milion, mes datave 27 tetor – 2 nëntor.


Rënia e Bitcoin nën $107,000 për shkak të daljes së fondeve nga ETF-të dhe shitjeve të “whale”-ave

Bitcoin ra 2% në tregun aziatik herët në mëngjes, duke zbritë nën $107,000, për shkak të daljeve të vazhdueshme të fondeve nga ETF-të dhe shitjeve nga poseduesit e mëdhenj (“whales”).

Kjo lëvizje pason periudhën e kujdesshme të fundit të tetorit, kur tregu pësoi rreth $19 miliard humbje. Tregtarët po e shohin këtë si një fazë konsolidimi pas një periudhe të paqëndrueshme.

Sipas të dhënave “on-chain”, akumulimi institucional është ngadalësu, dhe hyrjet kanë ra nën nivelin e prodhimit të ri të Bitcoin për herë të parë në shtatë muaj, ka deklaru Charles Edwards, themeluesi i Capriole Investments.

Kjo tregon një atmosferë më të kujdesshme në treg, derisa tregjet e aksioneve janë rritë, të udhëhequra nga fitimet e kompanive të teknologjisë dhe marrëveshja e Amazon me OpenAI, ndërsa dollari amerikan është forcu për shkak të pritjeve të ulëta për ulje të shpejtë të normave të interesit në SHBA.

Analistët po thonë që korrigjimi i tetorit ka “pastru” levën e tepërt në treg, dhe tash tregu është në fazë rindërtimi.
CEO e SynFutures, Rachel Lin, ka theksu që mbajtësit afatgjatë po qëndrojnë të qetë, dhe që daljet nga bursat vazhdojnë – zakonisht shenjë pozitive.

Për momentin, tregu pritet me lëvizë anash, derisa tregtarët po presin lëvizjet e ETF-ve dhe sinjalet nga Rezerva Federale.
Një raport më i butë për inflacionin mundet me e ndezë përsëri interesin për blerje kah fundi i muajit.


Nivelet & ngjarjet që duhen përcjellë

Në momentin e shkrimit, Bitcoin po tregtohet në $104,370, poshtë 2.04% gjatë ditës.
Pas humbjes së mbështetjes në $107,000, çmimi po lëviz mes $104,000 – $106,000, që tregon periudhë konsolidimi pas presionit të fundit të shitjeve.

Një ngritje e fortë mbi $106,500 mundet me hap rrugën për rikuperim kah $109,000 – $112,000, që janë zona të rezistencës.
Në anën tjetër, nëse bie nën $103,500, tregu mund të shohë humbje më të thella, me mbështetjen e radhës rreth $101,000 – $100,000, zonë psikologjike që shumë tregtarë e përcjellin.

Ethereum (ETH) po tregtohet në $3,477, poshtë 3.48% në 24 orët e fundit.
ETH është dobësu pas disa tentimeve të dështuara me mbajt çmimin mbi $3,700, që tregon që shitësit kanë ende kontrollin.


Nëse ETH arrin me u ngrit mbi $3,550, mundet me tentu një rikuperim kah $3,750 – $3,900.
Por, nëse bie nën $3,450, mund të ndodhë një rënie më e thellë kah $3,300 – $3,250, ku më herët është pa mbështetje e fortë.


Tani sentimenti i tregut është kthyer ndjeshëm në bearish, me Indeksin e Frikës & Lakmisë që ka ra në 27 (Frikë).
Ky indeks ka qenë 36 dje, 42 javën e kalume dhe 59 para një muaji, që tregon rënie të vazhdueshme të besimit të investitorëve.
Rënia e fortë po tregon kujdes të shtuar në treg, ku tregtarët po e ulin ekspozimin e vet për shkak të luhatjeve të mëdha dhe mungesës së gatishmërisë për rrezik.

ETF-të amerikane të Bitcoin-it regjistrojnë dalje prej $186.5 milion më 3 nëntor

Fondet ETF të Bitcoin-it në tregun “spot” në SHBA kanë regjistru $186.5 milion dalje3 nëntor, duke tregu presion të ri shitjesh në produktet institucionale, sipas të dhënave nga SoSoValue.

Totali kumulativ i hyrjeve neto tani qëndron në $61.0 miliard, me $143.5 miliard asete të kombinuara neto – që përfaqësojnë rreth 6.75% të kapitalizimit të tregut të Bitcoin-it.
Vëllimi i përgjithshëm ditor i tregtimit arriti në $4.69 miliard, që tregon aktivitet të vazhdueshëm pavarësisht rënies së përgjithshme të tregut.

Prej fondeve individuale, BlackRock IBIT udhëhoqi me daljen ma të madhe prej $186.5 milion, ndërsa Fidelity FBTC, Grayscale GBTC dhe Ark & 21Shares ARKB nuk kanë regjistru hyrje të reja.
Edhe pse pati rënie, fondi i BlackRock mbetet dominues me $85.3 miliard asete gjithsej, i ndjekur nga Fidelity me $21.8 miliard dhe Grayscale me $18.2 miliard.


ETF-të e Ethereum-it me dalje prej $135.76 milion

Edhe fondet ETF të Ethereum-it në tregun “spot” kanë pa dalje të mëdha më 3 nëntor, gjithsej $135.76 milion.
Prej 9 ETF-ve të listuara, fondi i BlackRock ETHA pati daljen ma të madhe – $81.7 milion, i pasuem nga Fidelity FETH me $25.1 milion, dhe Grayscale ETHE me $15 milion.

Edhe emra tjerë si Bitwise, VanEck e 21Shares kanë raportu dalje më të vogla, teksa interesi institucional u ftoh bashkë me rënien e tregut të Ethereum-it.

Totali kumulativ i hyrjeve neto për Ethereum ETF-të tash është $14.23 miliard, ndërsa asetet totale kanë ra në $24.02 miliard, që përfaqësojnë 5.55% të kapitalizimit të tregut të Ethereum-it.
Vëllimi ditor i tregtimit në krejt fondet arriti në $2.51 miliard, që tregon qarkullim të lartë edhe pse çmimet janë në rënie.


ETF-të e Solana-s me hyrje prej $70.05 milion

Në anën tjetër, ETF-të e Solana-s në tregun spot kanë regjistru $70.05 milion hyrje neto3 nëntor, duke shënu ditën e katërt me radhë me rrjedha pozitive, sipas SoSoValue.

Totali kumulativ i hyrjeve për Solana ETF-të tash është $269.26 milion, me $513.35 milion asete gjithsej – që përfaqësojnë 0.57% të kapitalizimit të tregut të Solana-s.
Vlera totale e tregtimit gjatë ditës arriti në $67.59 milion.

Prej dy ETF-ve të listuara, Bitwise BSOL dominoi me $65.16 milion hyrje, ndërsa Grayscale GSOL shtoi edhe $4.9 milion.


FTX e tërheq propozimin për kufizimin e pagesave

Ndërkohë, FTX e ka braktisë propozimin e saj të kontestu për me kufizu pagesat në dhjetëra shtete, pasi u përball me kundërshtim të ashpër nga kreditorët – sidomos ata në Kinë.

Burimi i lajmit: https://cryptonews.com/


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.