“Official Trump” ka vazhdu me u rritë pas lajmeve që SHBA dhe Kina mund shumë shpejt me arritë një marrëveshje tregtare.
Tokeni ende është shumë poshtë prej kulmit që e kishte, por javën e fundit ka pasë një seri rritjesh të forta.
Kriptovaluta Official Trump (CRYPTO: TRUMP) po përjeton edhe një ditë tjetër me fitime të mëdha këtë të mërkurë. Çmimi i tokenit u rrit 20.9% në 24 orët e fundit (deri në orën 6:30 pasdite sipas kohës së SHBA-së). Në të njëjtën kohë, Bitcoin ra për 1.7%, ndërsa Ethereum për 1.3%.

“Official Trump” po vazhdon me u rritë pasi Presidenti Trump ka deklaru që SHBA dhe Kina janë afër një marrëveshjeje të re tregtare. Kjo kriptovalutë, e cila në fakt është një meme coin, është rritë afërsisht 50% vetëm gjatë javës së fundit.
Kohët e fundit, tokeni ka përfitu nga deklaratat e Presidentit Trump dhe zyrtarëve tjerë të administratës së tij, të cilat tregojnë që SHBA mundet me e finalizu një marrëveshje tregtare me Kinën gjatë takimit të ardhshëm me Presidentin Xi Jinping.
Ky meme coin u lansua pak para inaugurimit të Trump-it në janar dhe u përkrah publikisht prej tij menjëherë pas asaj. Herë pas here, tokeni ka pasë ngritje të mëdha kur administrata e Trump-it ka pasë fitore politike.
Megjithatë, vlen me u përmend që çmimi i tokenit ende është rreth 89% më poshtë prej kulmit që e kishte menjëherë pas daljes në treg.

Sot, Rezerva Federale (FED) ka njoftu që po i ul normat bazë të interesit edhe për një çerek përqindjeje (0.25%). Ky zhvillim është lajm i mirë për tregun e përgjithshëm të kriptovalutave, por investitorët e kishin pritë këtë vendim që më herët.
Tash vëmendja është tek takimi i radhës në dhjetor — nëse FED do ta ulë prapë normën e interesit.
“Official Trump” mundet me pa fitime shtesë nëse lajmet për marrëveshjen tregtare SHBA–Kinë vazhdojnë të jenë pozitive ose ndodhin zhvillime të tjera politike.
Megjithatë, eksperienca e deritashme tregon që këto ngritje kanë qenë afatshkurta. Edhe pse mund të ketë potencial të madh për fitim, kjo mbetet një investim i rrezikshëm, edhe për standardet e tregut të paqëndrueshëm të kriptovalutave.
Para se me ble aksione apo tokena të “Official Trump”, konsidero këtë:
Ekipi i Motley Fool Stock Advisor ka përzgjedhë dhjetë aksionet që besojnë se janë më të mirat për investim aktualisht – dhe “Official Trump” nuk është në listë.
Për shembull, kur Netflix u përfshi në këtë listë më 17 dhjetor 2004, nëse kishe investu 1,000 dollarë, sot do t’i kishe pasë 594,569 dollarë!
E kur Nvidia hyri në listë më 15 prill 2005, një investim prej 1,000 dollarësh do t’i kishte sjellë 1,232,286 dollarë!
Sot, kthimi mesatar i përgjithshëm i Stock Advisor është 1,065%, krahasu me 196% që ka indeksi S&P 500 — pra një performancë shumë më e lartë.
Mos e humb listën e re me top 10 aksionet, që vjen me abonimin në Stock Advisor — një komunitet investitorësh të krijuar nga individë për individë.
Comments will be approved before showing up.