Tregu i kriptos bie pasi $400 milionë pozicione u likuiduen pas komenteve të ashpra të Fed-it
Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut të kriptos ra 3.1%, duke zbritë në $3.69 trilion më 3 nëntor 2025.
Mbi $395.7 milionë pozicione me levë (leverage) u likuiduen për 24 orë.
Bitcoin ra në $107,900, kurse Ethereum zbriti në $3,753.
Komentet e Fed-it dhe marrja e fitimeve nga tregtarët shkaktuen shitje masive, pasi tregu po pret të dhënat e punësimit në SHBA.

Tregu i kriptomonedhave pësoi rënie të madhe të hënën, më 3 nëntor, pasi ndjenja globale e rrezikut u dobësu pas deklaratave të reja nga zyrtarët e Rezervës Federale (Fed). Kapitalizimi total i tregut ra për afër 3%, në $3.69 trilion, ndërsa Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH) dhe altcoin-et kryesore pësojnë humbje të thella.
Sipas të dhënave nga CoinGlass, më shumë se 162,000 tregtarë u likuiduen brenda 24 orëve, me gjithsej $395.7 milionë likuidime. Prej këtyne, $334.7 milionë ishin pozicione “long”, që do me thanë se tregtarët që kishin bastu për rritje u kapën në befasi nga rënia e papritur.

Rënia erdhi pas deklaratave të kryetarit të Fed-it, Jerome Powell, i cili tha se një ulje tjetër e normës së interesit në dhjetor “nuk është e sigurt”. Kjo deklaratë erdhi vetëm një muaj pas një uljeje prej 0.25 pikë përqindje në tetor, duke i ftohë pritjet për lehtësim të mëtejmë monetar.
Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se shtrëngimet e Fed-it “mund ta kenë futë pjesërisht ekonominë, sidomos sektorin e banesave, në recesion.” Këto komente rritën frikën se uljet e normave po ndodhin për shkak të dobësisë ekonomike, jo besimit në rimëkëmbje.
Mjeti CME FedWatch tash tregon një mundësi prej 69.3% për një ulje tjetër të normës në dhjetor – shumë më e ulët se pritjet e mëparshme.
Për me e përkeqësu edhe më shumë situatën, ETF-të e Bitcoin-it në SHBA raportuen tërheqje të mëdha gjatë javës së fundit. Të dhënat nga Fairside tregojnë se fondet spot të Bitcoin-it në SHBA panë $1.15 miliardë dalje, kryesisht nga fondet e BlackRock, ARK Invest, dhe Fidelity.
Kjo tregon se investitorët institucionalë po e zvogëlojnë ekspozimin ndaj Bitcoin-it për shkak të pasigurisë makroekonomike dhe ngadalësimit të momentit të tregut.
Rënia e Bitcoin-it nën $107,500 shkaktoi një valë të re likuidimesh të detyruara, duke e shtuar edhe më shumë presionin e shitjeve.
Ethereum u godit më së shumti me $85.6 milionë likuidime “long”,
Bitcoin me $74.6 milionë,
dhe Solana me $35 milionë.
Analistët po paralajmërojnë se nëse BTC bie nën $106,000, tregu mund të përballet me edhe $6 miliardë likuidime shtesë, duke e zgjatë korrigjimin.
Altcoin-et ranë edhe më keq – 50 monedhat kryesore pësuan rënie gati 4% brenda 24 orëve.
Ethereum (ETH): −4.4% në $3,734
BNB: −4.8% në $1,039
XRP: −3.4% në $2.45
Uniswap (UNI): −9%
Dogecoin (DOGE): −6.9%
Dominanca e Bitcoin-it u rrit në 60.15%, duke reflektu kthimin e tregtarëve drejt aseteve më të qëndrueshme.
Rënia e fundit përkon edhe me fazën e marrjes së fitimeve, pasi tregu total i kriptos kishte prekë përkohësisht $3.81 trilion më herët gjatë ditës, falë optimizmit rreth marrëveshjes tregtare SHBA–Kinë.
Mirëpo, ndjenja në treg u kthye shpejt në frikë, pasi tregtarët po pozicionohen me kujdes para raportit të punësimit në SHBA që publikohet të premten – raport që mund të ndikojë në vendimin e radhës të Fed-it. Ekonomistët presin një ngadalësim të punësimeve dhe papunësi stabile, që sinjalizon ekonomi të brishtë por ende të qëndrueshme.
Bitcoin e përmbylli tetorin me rënie prej 3.7%, duke qenë muaji më i dobët “Uptober” që prej vitit 2018.
Indeksi i Frikës dhe Lakmisë për kripto mbeti në zonën e “Frikës” me vlerë 42, që tregon se tregu po qëndron i kujdesshëm edhe pse ka pasë disa ngritje të vogla.
Kjo ndjenjë e zbehtë tregon se tregtarët mund të vazhdojnë me reduktu rrezikun derisa situata makroekonomike të qartësohet më shumë.
Comments will be approved before showing up.