Nëse sapo ke rënë në kontakt me artikujt e mi:
Emri im është Shqipdona. Vij nga Kosova, dhe nëse je këtu për herë të parë – mirë se erdhe.
Unë jetoj për botën e B2B-së, marketingun digjital dhe aplikacionet sociale.
Përkrahë idetë që lidhin teknologjinë me mendjen njerëzore. Shumë e dashur me botën, shumë e sinqertë me veten.
Blla blla blla.
Edhe vetëm duke parë titullin e këtij artikulli, e kupton që nuk besoj në asnjë nga këto dramat.
Po e them troç:
ChatGPT nuk është armik.
Por dikush duhet të ketë frikë nga ai.
Jo ti. Jo unë. Google.
Një natë isha me kuzhinierët e familjes.
U tregova ChatGPT-n.
Pyetëm se cilin nga ta dua më shumë – thjesht për çaj dhe dramë. :P
Kur u largova, njëri prej tyre më tha:
"Sonte s'je vetëm. Ke mikun tënd të ri – AI."
ChatGPT është si dora jote e djathtë, kur ke nevojë për një përgjigje të shpejtë, një ide të re, ose një sugjerim të freskët.
Nuk di nëse e përmenda më lart, por e them sërish:
Google është ai që realisht duhet të ketë frikë.
Jo. Po krijon më shumë.
A po hap dritare që s’i kishim imagjinuar kurrë?
Po. Dhe po na mëson si të monetizojmë kohën tonë – direkt nga shtëpia.
Unë besoj se do duhen 3 deri në 5 vjet që bota të kalojë nga:
“Pyete Google” → “Pyete ChatGPT.”
Derisa kjo ndodh, Google do përpiqet të mbijetojë. Nëse s’e ka bërë tashmë, do sjellë versionin e vet të AI.
Provo të fillosh dy blogje:
Një për ushqimin
Një për AI
Shiko cili ka më shumë lexues.
Të ndihmoj pak: Google do shtyjë përpara ushqimin. Jo AI-n.
Sepse vetë Google nuk e do garën në temën e AI.
Kam bërë testime për këtë. Jo me bloge të thjeshta, por me përmbajtje që Google ose e vendos në ballinë, ose e gropos.
Dhe po: temat për AI janë më të vështira për t’u renditur.
Kanë nevojë për trurin pas tyre.
Në filmin The Imitation Game, shtrohet një pyetje:
“A mund të mendojë një makinë?”
Nëse e programon mjaftueshëm mirë — po, mundet.
Por gjithmonë do ketë nevojë për mendjen njerëzore që bashkon pjesët e pazëllit.
E thjeshtë:
Njerëzit që kanë frikë të zhvillohen.
Njerëzit që kanë frikë të ecin me kohën.
Shënim nga autorja:
Ky artikull është shkruar më 4 janar 2023, por është publikuar për herë të parë në web në korrik 2025. Ne janar 2023 ishte publikuar ne Linkedin.
Qëndrimet, reflektimet dhe analiza që gjeni këtu janë ende në përputhje me bindjet e mia sot.
Besoj se disa të vërteta kanë jetë më të gjatë se ciklet e teknologjisë. Dhe ky është një prej atyre rasteve.
Comments will be approved before showing up.