Sal Gilbertie ka thonë se qindra miliona dollarë kanë hy në rreth 16 javë, duke e falënderu komunitetin “XRP Army” për përhapjen e shpejtë, dhe ka parashiku që po vjen një valë e gjerë e ETF-ve të kriptove.
Çka me ditë:
Sal Gilbertie, presidenti dhe CEO i Teucrium Trading, ka theksu që kërkesa e investitorëve për XRP që prej lansimit ka qenë jashtëzakonisht e fortë.
Ai e ka falënderu “XRP Army”-n dhe ka theksu rëndësinë e kompanive që po ndërtojnë mbi teknologjinë blockchain.
Ai ka thonë që pritet një valë e re e ETF-ve të kriptomonedhave, ku adoptimi pritet me u rrit shumë.
Në një intervistë për CNBC “ETF Edge”, Gilbertie ka deklaru që kërkesa për XRP është “enorme”, duke e përshkru produkin si lansimin më të suksesshëm që kompania e tij e ka pas deri tash.
Sipas tij, në rreth 16 javë kanë hy “qindra miliona dollarë”, dhe përgjigjja nga tregu ka qenë “jashtëzakonshme”.
Edhe pse e ka quajtë veten “entuziazt i XRP-së”, ai ka theksu që mundësia ma e madhe për investitorët mund të jetë me mbështet kompanitë që po adoptojnë blockchain-in, në vend se me u mundu me gjet monedhën fituese të radhës. Ai e ka krahasu situatën e sotme me ndërtimin e internetit në vitet ‘90. Kur e pyetën a pritet një bum i ETF-ve në gjithë ekosistemin e kriptos, ai tha se “nuk ka kurrfarë dyshimi”.
Rreth ETF-së:
Teucrium 2x Long Daily XRP ETF (shkurtesa: XXRP), u lansue më 8 prill 2025 dhe është e listume në NYSE Arca. Ky fond është dizajnu me ofru dyfishin e lëvizjes ditore të çmimit të XRP-së, pa e mbajt fizikisht vet tokenin.
Sipas dokumentacionit të fondit, strategjia përdor marrëveshje “total return swaps” me institucione të mëdha financiare dhe ndonjëherë edhe kontrata të së ardhmes të XRP-së, për me arrit objektivin ditor 2x (para tarifave dhe shpenzimeve). Dizajni është i përditshëm dhe nuk është i destinuar me arrit rezultatin e njëjtë në periudha prej disa ditësh.
Fondet paralajmërojnë që për shkak të komponimit dhe luhatjeve, kthimet në disa ditë mund të dalin shumë ndryshe nga 2x i XRP-së — në fakt, produkti mundet me humb para edhe nëse çmimi i XRP-së qëndron i njëjtë ose rritet në periudha më të gjata.
Rreziqe tjera përfshijnë levën (leverage), devijimin në ndjekje dhe korrelacion, ekspozimin ndaj palëve të treta në marrëveshje, mungesën e likuiditetit dhe faktorë tregtarë si prime, zbritje dhe diferenca më të gjëra në ofertë- kërkesë.
Sipas të dhënave të CoinDesk, në orën 12:55 të mesditës me kohën e Londrës, më 26 tetor 2025, XRP tregtohej me $2.64, duke qenë +2.2% në 24 orët e fundit dhe +26% që prej fillimit të vitit (YTD).
Sipas Yahoo Finance, Teucrium 2x Long Daily XRP ETF (XXRP) e mbylli sesionin e së premtes me $22.90, në rritje 7.06% në ditë, por -15.03% që prej fillimit të vitit.
Comments will be approved before showing up.