Platformë edukative për kripto dhe asete digjitale

Tregu Aziatik Hapët: Bitcoini bie nën $113 mijë para vendimit të Fed

Tregu Aziatik Hapët: Rritja e Kriptos Ndalet derisa Bitcoini bie nën $113 mijë, para vendimit të Fed për normat e interesit
Pritet që Rezerva Federale (Fed) sot t’i ulë normat e interesit për 25 pikë bazë — lëvizje që, sipas analistëve, mundet me rritë likuiditetin e me ndezë prapë momentumin në tregun e kriptove.

Mirëmëngjes Azi. Këto janë lëvizjet kryesore para hapjes së tregjeve.


Bitcoini ka humbë fuqi gjatë sesionit aziatik, duke ra 1.1% në $112,806, teksa tregtarët i kanë zvogëlu rreziqet para vendimit të Fed për normat e interesit që pritet sot. Kjo rënie e lehtë e ka ftohë rimëkëmbjen e fundit të kriptove, edhe pse aksionet aziatike u rritën falë optimizmit për inteligjencën artificiale.

Pamje e përgjithshme e tregut:

  • Bitcoin: $112,806, -1.1%

  • Ether (ETH): $4,016, -2.1%

  • Solana (SOL): $194.64, -3.3%

  • Kapitali total i tregut të kriptove: $3.8 trilionë, -1.4%

Azinë po e udhëzon Wall Street-i. Entuziazmi për teknologjinë u përhap edhe këtu, pasi Microsoft bëri marrëveshje me OpenAI për ta ristrukturu si “public benefit corporation”, duke marrë 27% të aksioneve — çka e rriti ndjeshëm besimin në rajon.

Kjo shihet edhe në lëvizjet e çmimeve: indeksi MSCI Asia ex-Japan u ngrit pak, Nikkei i Japonisë u rrit mbi 1% duke arritë rekorde të reja, ndërsa Kospi i Koresë u ngjit në nivelin më të lartë ndonjëherë falë rezultateve të mira të SK Hynix, furnizues kryesor i Nvidias.

Futures janë të përziera për Evropën dhe SHBA-në — Nasdaq pak më lart, Euro Stoxx 50 pak më i dobët.


Ulja e Normave të Fed po afrohet — tregjet në pritje të sinjaleve për likuiditet

Tema kryesore sot janë normat e interesit. Tregjet pothuajse e kanë llogaritë një ulje prej 25 pikësh bazë nga Fed. Dollari është dobësu për shkak të pritjeve për ulje të tjera, ndërsa tregtarët po presin me kujdes çdo shenjë që Fed mund ta ngadalësojë apo ndalojë zvogëlimin e bilancit, që do të ndikonte drejtpërdrejt në likuiditet.

“Nëse Fed jep sinjal për një cikël të ri të lehtësimit monetar, asetet me rrezik – si kriptot – mund të kërcasin përpjetë. Por nëse toni mbetet i kujdesshëm apo ‘hawkish’, mund të shohim një rënie të shpejtë. Për momentin, tregu është në një vijë shumë të hollë mes shpresës dhe pasigurisë,” tha CEO i Bitget, Gracy Chen.


Çka pritet nga Fed

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pritet me shpallë sot një ulje të normës së interesit, pasi përfundon takimi dyditor i FOMC (28–29 tetor). Vendimi publikohet në orën 2:00 pasdite sipas kohës së SHBA-së (ET), e më pas mbahet konferenca për media në 2:30.

Tregjet do ta analizojnë me kujdes deklaratën dhe pyetjet nga gazetarët për me kuptu drejtimin e politikës monetare dhe të ashtuquajturit “quantitative tightening”.

Sipas analistit kryesor të Bitget, Ryan Lee, ulja e pritshme prej 25 pikësh bazë — në intervalin 3.75%–4% — mund të injektojë likuiditet të ri në tregun e kriptove.

“Kur kostot e huamarrjes bien, investitorët kanë më shumë oreks për rrezik. Kjo mund të sjellë kapital të ri në asete si Bitcoin e Ethereum, duke shkaktu rritje afatshkurtra prej 5–10%,” tha ai.
“Meqë investitorët kërkojnë kthime më të larta, mund të shohim edhe zhvendosje kapitali nga asetet më të sigurta drejt altcoin-ëve kryesorë si SOL e XRP, duke e forcuar rolin e kriptos si mjet për rritje dhe mbrojtje ndaj inflacionit.”


Vendimi i BOJ, norma e Fed-it dhe rezultatet e gjigantëve të teknologjisë – përplasje makro këtë javë

Në tregun valutor, jeni u forcua rreth 0.3% pasi zyrtarët amerikanë e shtuan presionin ndaj Japonisë për normat ultra të ulëta të interesit. Banka e Japonisë pritet të marrë vendimin nesër, dhe shumica e analistëve nuk presin ndonjë ndryshim.

Raportet e fitimeve shtojnë edhe një shtresë tjetër tensioni. Kjo javë është më e ngarkuara, me Microsoft, Apple, Alphabet, Amazon dhe Meta që pritet të raportojnë – pikërisht ato kompani që e kanë mbajtë stabilitetin e tregjeve këtë vit.

Për tregtarët e kriptove, këta faktorë makro – normat e interesit, marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe rezultatet e teknologjisë së madhe – do të përcaktojnë lëvizjen e ardhshme.

Me Bitcoin që po rri nën $113 mijë, pyetja mbetet:
A do të mundet një Fed me qasje të butë dhe një sektor teknologjik i fortë ta ringjallin kërkesën, apo tregtarët do të qëndrojnë të kujdesshëm derisa të qartësohet situata?
Burimi i lajmit: https://cryptonews.com/


Leave a comment

Comments will be approved before showing up.