1 Nëntor 2025 • Blockchain / Crypto, Lajme, Singapor • nga stafi i TechNode Global
Kompania Trump Media and Technology Group Corp., e cila e menaxhon platformën e rrjeteve sociale Truth Social, platformën për transmetim Truth+, dhe brendin FinTech Truth.Fi, ka njoftu të martën se ka me i ofru tregjet e parashikimeve në Truth Social përmes një marrëveshjeje ekskluzive me Crypto.com | Derivatives North America (CDNA) – një bursë dhe qendër pastrimi e regjistruar nga CFTC, që operon nën kompaninë e kriptovalutave me seli në Singapor, Crypto.com.
Pas integrimit, Truth Social ka me u bë platforma e parë e rrjeteve sociale që u mundëson përdoruesve me pas qasje në teknologjinë e tregjeve të parashikimeve të integruara përmes CDNA, thuhet në deklaratën e Crypto.com.
Sipas njoftimit, përdoruesit e Truth Social kanë me pas mundësi me tregtu kontrata të parashikimeve që lidhen me ngjarje dhe zhvillime të mëdha – si zgjedhje politike, ndryshime të normave të interesit dhe inflacionit, çmimet e arit dhe naftës, ngjarje sportive në ligat kryesore, e shumë tjera – duke përdorë produktin e ri të quajtur “Truth Predict”.
Çmimet kanë me u përditësu në kohë reale, duke i mundësu përdoruesve me reagu menjëherë ndaj zhvillimeve në ngjarjet aktuale.
“Jemi tepër të gëzuar që po bëhemi platforma e parë publike e rrjeteve sociale në botë që u ofron përdoruesve qasje në tregjet e parashikimeve.
Truth Predict ka me u mundësu përdoruesve tanë besnikë me u përfshi në tregjet e parashikimeve përmes një rrjeti të besueshëm, ndërsa me ndihmën e platformës sonë sociale do të kenë mënyra krejtësisht të reja për me diskutu e krahasu parashikimet e veta,” – ka thënë Devin Nunes, Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i Trump Media.
Me mbi 3 miliardë dollarë në pasuri financiare deri në fund të tremujorit të dytë, dhe pas raportimit të tremujorit të parë me rrjedhë pozitive të parasë që prej daljes publike në treg vitin e kaluar, ai tha se Trump Media është në pozitë të fortë për me shfrytëzu pasurinë e vet financiare dhe kapacitetet ekzistuese të rrjeteve sociale për me kriju një standard të ri për qasje në tregjet e parashikimeve.
“Për shumë kohë, elitat globale i kanë kontrollu ngushtë këto tregje – me Truth Predict, po e demokratizojmë informacionin dhe po i fuqizojmë qytetarët e zakonshëm amerikanë me përdorë urtësinë kolektive, duke e kthyer lirinë e fjalës në parashikim të dobishëm,” – ka shtuar ai.
Thuhet se kontratat e ngjarjeve kanë me u ofru përmes CDNA, duke siguru një mënyrë që është në përputhje me ligjet federale për me pas qasje në kontratat e CDNA dhe me bo parashikime për rezultatet e ngjarjeve – përfshi politikën, ekonominë, financat dhe sportin – të gjitha të integruara në mënyrë të padukshme me teknologjinë e Truth Social.
“Tregjet e parashikimeve pritet me u bë një industri prej dhjetëra miliarda dollarësh.
Crypto.com është shndërru shpejt në një nga ofruesit më të besueshëm të shërbimeve për tregjet e parashikimeve, dhe jemi shumë të gëzuar me u bashku me Truth Social për me mbështetë tregjet e para të parashikimeve që ofrohen nga një platformë e rrjeteve sociale. Kjo përputhet perfekt me atë që kërkojnë përdoruesit në rrjete sociale – një komunitet ku mund të lidhen dhe me kërku të vërtetën,” – ka thënë Kris Marszalek, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Crypto.com.
Ai ka theksu se Truth Predict ka me u ofru përdoruesve një mjet të fuqishëm për të kuptu ndjenjën e tregut në një numër të pakufizuar ngjarjesh.
“Jemi shumë të lumtun që po e integrojmë platformën e vërtetë novatore të Truth Social me teknologjinë tonë udhëheqëse dhe tregtimin e rregulluar të tregjeve të parashikimeve,” – ka shtuar ai.
Sipas deklaratës, testimi Beta i integrimit ka me fillu së shpejti në Truth Social, e më pas ka me u bo lansimi i plotë në Shtetet e Bashkuara.
Më vonë, Trump Media planifikon ta lansojë shërbimin globalisht sapo të plotësohen të gjitha kërkesat e nevojshme.
Përdoruesit e Truth Social dhe Truth+ që kanë Truth gems – shpërblime që fitohen duke ndërvepru në platforma – kanë me mujtë me i konvertu ato në valutën digjitale Cronos (CRO) dhe me i përdorë për me ble kontrata të Truth Predict.
Kjo nismë mes Trump Media dhe Crypto.com vjen pas krijimit të partneritetit strategjik mes kompanive për me prezantu sistemin e shpërblimeve CRO në platformat Truth Social dhe Truth+, si dhe njoftimit për krijimin e Trump Media Group CRO Strategy, Inc., pas marrëveshjes për bashkim biznesi me Yorkville Acquisition Corp, një kompani e veçantë për blerje (SPAC), që synon krijimin e një kompanie për menaxhimin e pasurive digjitale të fokusuara në CRO.
Në fund, Crypto.com nga Singapori ka hap zyrë të re në Washington, D.C.
Comments will be approved before showing up.